Gjirokastër/ Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një shtetasi, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga policia

0
141


Mbrëmjen e datës 27.10.2020, në aksin rrugor Gjirokastër-Lunxhëri, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B. Ll. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit K. B., 35 vjeç, banues në Gjirokastër.
Shtetasi B. Ll., në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë i shoqëruar nga shtetasi D. Sh. dhe janë larguar menjëherë me automjetin e tyre. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasve B. Ll., 35 vjeç, banues në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër dhe D. Sh., 24 vjeç, banues në Gjirokastër.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një gëzhojë.
Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here