Gjirokastër/ Qentë rrezikojnë jetën e qytetarëve,asnjë masë e marrë deri më tani

0
150

Në Gjirokastër ,rrugët janë të mbushura nga qentë ,të cilët jo pak herë kanë rrezikuar jetën e qytetarëve. Megjithatë kjo ka kaluar në heshtje pasi asnjë masë nuk është marrë nga bashkia e qytetit për mbajtjen në kontroll të qenve endacakë . Vetëm brenda një periudhe dy javore janë shënuar 10 raste të kafshimit të kalimtarëve kryesisht në lagjet e sipërme të qytetit ku për shkak të mungesës së ndricimit publik rreziku dyfishohet.Jo vetëm qentë endacakë por edhe ata që e kanë një “pronar” shfaqin të njëjtën rrezikshmëri.

Por cfarë thotë ligji për këtë?

Sipas ligjit të ri të vendosur parashikohet deri në 10 vjet heqje lirie nëse kafsha dëmton një qytetar .Por si cdo ligj tjetër në Shqipëri as ky nuk zbatohet .

Mos përdorimi i maskës mbrojtëse të qenëve në ambientet publike tashmë dënohet me gjobë. Në bazë të nenit 207/a, nëse do të ketë pasojë në dëm të shëndetit të një personi, atëherë pronari i qenit dënohet me burgim deri në 6 muaj. Nëse personi ka plagosje të rëndë, ligji parashikon burg nga 1 deri në 5 vjet. Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja e një personi, dënohet me burgim deri në 10 vjet.

Por pavarësisht këtyre ndryshimeve, qentë në rrugët tona vijojnë të lëvizin lirshëm. Situata më problematike paraqitet në lagjet 11 Janari ,Dunavat,Granicë e të tjerë .E ndërsa qytetarët presin të vihet dorë kafshët do vazhdojnë të enden në qytet duke kërcënuar jetën e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here