Gjirokastër/ Rama shndërron shtëpinë e Kadaresnë zyrë të PS, justifikohet për dështimin e tij : Nuk kemi shkop magjik

I ndalur sot në Gjirokastër nga shtëpia e Kadares , të cilën kryeministri Edi Rama e shndërroi në një zyrë të PS për akktivitete politik ka nënkuptuar dështimin e vetë me qytetin e gurtë.Por pavarësisht kësaj është munduar të mbrojë veten dhe qeverinë e tij me justifikimin se nuk ka shkop magjik.

“Distanca nuk na pengon që të kemi një bashkëbisedim të hapur dhe me ato që quhen ‘pyetje të vështira’ për qeverinë, pasi në fund të fundit ky është qëllimi i këtij bashkëbisedimi dhe do të kisha mirënjohje për ata që bëjnë pyetje. Në mënyrë që jo vetëm të japim nga ana jone shpjegime mbi atë se çfarë po kalojmë, nga vijmë dhe ku duam që të shkojmë.

Por edhe në mënyrë që të mund të sqarohemi për një pikë me rëndësi, që qeveria nuk ka një shkop magjik. Ajo çka na duhet është që të punojmë pa u ndalur dhe të rezistojmë me durim përballë vështirësive, përballë pengesave të trashëguara, apo atyre të papriturave që na dalin, siç kanë qenë dy goditjet e mëdha, tërmeti dhe pandemia. Tërmeti na vuri përballë mbrojtjes së jetës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment