Gjirokaster/ Rriten kerkesat per parcela kullosore dimerore

Ne drejtorine e pyjeve dhe kullotave ne Gjirokaster ka filluar prej nje muaji faza e pranimit te parcelave kullosore dimerore. Sipas drejtorit Adriatik Onjea kerkesat ne krahasim me mepare jane ne rritje nga blegtoret ndersa ne shtator pritet shperndarja e kontratave qe do te miratohen.
Nga ana tjeter ne sektorin e bujqesise deri me tani parametrat per kanalet vaditese dhe kullues paraqiten optimale ndersa ne terren punetoret po nderhyjne per mbarvajtjen e tyre per ti paraprire problemeve ne sezonin e dimrit ku shpeshhere ka patur permbytje. Gjithashtu ne sektorin e veterinarise punonjesit po zhvillojne kontrolle per sigurine ushqimore kryesisht ne dy therrtoret qe ndodhen ne qytet , deri me tani nuk ka patur asnje rast qe te paraqes probleme por kontrolli do te vijoje.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment