Gjirokaster/ Rritet cmimi i bukes , ankohen qytetaret

0
139

Çmimi i bukes vijon te rritet ne furrat e Gjirokastres. Bukepjekesit jashte kamerave thone se kjo vjen si rrjedhoje e rritjes se cmimit te miellit por edhe te naftes. Sic cdo lloj gjeje tjeter kjo do te faturohet edhe tek buka.
Qytetaret e Gjirokastres qe jane konsumatore te rregullte thone se buka eshte e pazevendesueshme nga tryeza e tyre por cmimi prej disa muajsh ka shkuar ne 120 leke . Tek sa çmimi rritet , ata thone se gramatura bie . “E blejme per buke 1 kg por e kemi pare vete ne peshore eshte a s’eshte 700 gram”- thone qytetaret.
Rezerva kane edhe per cilesine e bukes, konsumatoret thone se nuk dine cfare hane.
“I hedhin shume maja, apo patate , nuk po dime cfare konsumojme “.
Qytetaret e Gjirokastres apelojne per me shume kontrolle nga ana e autoriteteve si dhe mbajtjen nen kontroll te cmimit te bukes dhe produkteve te tjera pasi paga apo pensioni qe marrin nuk u del per te perballuar jetesen. Çmimi i bukes nisi rritjen qe prej muajit gusht te vitit 2021. Shume furra buke ne qytet e shisnin buken me cmimin 70, 80 apo 100 leke. Ndersa tashme cmimi shkon deri ne 120 apo 150 leke nese kjo e fundit eshte e zeze ne disa furra ne vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here