Gjirokastër/ Rritet ndjeshëm numri i personave të diagnostikuar me Sindromën Down

700 persona rezultojnë në Shqipëri se vuajnë nga Sindroma Down ku një numër të konsiderueshëm e zënë fëmijët . Ekspertët e shëndetesisë në Gjirokastër , thonë se në vendin tonë ka shumë pak informacion per kete sindromë. Specialisti pranë DSHP Bledar Ahmeti shprehet se duhet që të ketë sa më shumë informacion por edhe kontrolle kryesisht të grave shtatzëna të cilat që në muajt e parë të shtatzënisë duhet të kryejnë sa më shumë depistime . Ahmeti pohon se gjatë viteve të fundit po vihet re një tendenc rritese e rasteve të diagnostikuar me këtë sindromë e kjo pēr shkak të një sërë faktorëve qe kanë ndryshuar jetesën .

Si çdo vend i botës dhe Shqipëria po vuan efektet e pandemisë. Por ndryshe nga shumë shtete të tjera që specifikisht personat me sindromën Down shkencërisht të konsideruar si grup me risk të lartë, i kanë futur në grupet prioritare 1 ose 2 për vaksinim, plani i vaksinimit në Shqipëri nuk i përmend fare as personat me sindromën Down, dhe as PAK si target grup. Ky plan po ashtu nuk ka përfshirë as profesionistët që punojnë si ofrues shërbimesh të PAK.
Qeveria shqiptare në 2020, për të lehtësuar vështirësitë e karantinës dhe të pandemisë, mbështeti deri diku me pagesa “cash” si dhe me pako ushqimore familjet në skemën e ndihmës ekonomike, por deri më sot nuk ka mbështetur në asnjë formë PAK. Të dhëna këto të siguruara nga shoqata për personat që vuajnë nga sindroma down në Shqipëri. Në Gjirokastër janë rreth 23 persona me sindromën down.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment