GJIROKASTER/Rritet numri i klandestinëve nga vendet e Lindjes, shifër rekord në vetëm dy muaj.

0
148

18 shtetas të huaj sirianë dhe algjerianë  të cilët kishin kaluar kufirin e gjelbër nga Greqia në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, janë kapur nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër dy ditët e fundit të muajit shkurt. Sipas njoftimit të policisë ndalimi i pjesës më të madhe të tyre është bërë në hyrje të qytetit të Gjirokastrës, në atë që njihet si “Ura e lumit”, ndërsa në përfundim të procedurave, shtetasit u proceduan me urdhër largimi me ekzekutim vullnetar.

Gjeografia e shtetasve të paligjshëm që hyjnë në kufirin shqiptar është tepër e gjerë duke përfshirë jo vetëm vende si Siria, por edhe Libia, Maroku, Algjeria apo Pakistani.

Shtetasit vijnë nga vendet e origjinës në Turqi dhe prej andej duke paguar nga 350 – 600 euro secili kalojnë në Greqi. Akomodimi i tyre disaditor bëhet në Athinë për të përshkuar itinerarin Athinë – Janinë – Kakavijë – Gjirokastër në drejtim të Shkodrës, me synim Malin e Zi dhe më pas kalimin në vendet e BE. Ky aks njihet nga këta emigrantë si rrugë kalimi e sigurt.

Me gjithë masat e marra nga policia kufitare, imigrantët dhe refugjatët arrijnë të depërtojnë të ndihmuar edhe nga trafikantët.

Sipas burimeve të Jugunews, fillimi i 2018-ës ka shënuar rritje të numrit të klandestinëve. Vetëm për dy muajt e parë të këtij viti janë kapur nga Policia Kufitare në territorin shqiptar, rreth 400 shtetas të huaj, të hyrë në mënyrë të paligjshme.

Një pjesë e vogël e tyre kanë kërkuar azil, duke u strehuar në Qendrën Kombëtare Pritëse për azilkërkuesit në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër janë rikthyer në Greqi.

Një numër shumë i vogël i shtetasve të paligjshëm janë gra e fëmijë, ndërsa mosha mesatare e tyre varion nga 18 – 40 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here