Gjirokastër/SHÇBApezullon nga detyra 4 punonjës policie, të dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv ” dhe “Shpërdorim detyre”

0
150

Në Gjirokastër, Drejtoria Hetimeve e SHÇBA në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të SHÇBA Vlorë-Gjirokastër pezulloi nga detyra 4 punonjës policie, të dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”:

  • N/Komisar U.Sh., me detyrë, ish-Shefi i Stacionit të Policisë Dropull;
  • N/Komisar E.R., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dropull;
  • Inspektor H.L., me detyrë SPZ në Stacionin e Policisë Dropull;
  • Inspektor S.B., me detyrë ish-oficer i Patrullës së Përgjithshme në Stacionin e Policisë Dropull.
    Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.G., nga Lazarati, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg”.
    “Këto veprime proceduriale janë vijim i hetimeve të kryera në funksion të procedimit penal të nisur në vitin 2019, i cili bën fjalë për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e “Shpërdorim detyre”. Në datën 23 korrik 2019, në kuadër të këtij procedimi, në fshatin Hllomo, Njësia Administrative Pogon u finalizua një operacion në të cilin u asgjësuan disa bimë narkotike, të llojit kanabis”, sqaron policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here