Gjirokaster, shkolla artistike Feim Ibrahimi nje mundesi per talentet e rinj

Nga Ira Dalipi

Asnjeherë mos e gjyko një njeri nga pasuria e tij,por shih se sa i pasur është brenda shpirtit!

Ky ështe postulati im deri më sot.Violina ka qenë pasioni im dhe mbetet i tillë,pavarësisht zgjedhjes sime për të vazhduar gjimnazin e mesëm të pergjithshëm dhe studimeve të larta ne degën e stomatologjisë! Një individ i mirëformuar duhet të ketë të “mpleksur” në tërësine e tij pak nga të gjitha:art,saktësi matematikore,por edhe formim të përgjithshëm.

Në qytetin tim të gurtë gjendet Shkolla e Mesme Artistike “Feim Ibrahimi”,emër i madh i muzikës shqiptare,nxënës të cilët kanë lënë gjurmën e tyre brenda dhe jashte Shqipërisë!

Shpesh herë i kam parë të zhurmojnë rrugët e gurta nga tingujt e ëmbël të veglave muzikore,grija e qytetit është “thyer” nga ngjyrat e penelatave të nxënësve të kësaj shkolle.Mësuesit kanë përmbushur misionin e tyre jo në formimin e individëve por në “gdhendjen” e personaliteteve që me shijen e hollë të artit mund të “ngjyrosin” grinë e jetës dhe të qytetit të gurtë!

Anxhelo Naqellari flautisti i kësaj shkolle la gjurmën e tij ne Shqipëri e botë,Igli Zeqiri arriti ta bëjë të njohur shkollën duke vlerësuar dhe falënderuar mësuesit e tij,Ermelinda Bixhaku me zërin e saj “zgjoi” gurrët e sokakëve gjirokastritë,sa piktorë të vegjël njohën dhe zbuluan talentin e tyre të fshehur përmes mësuesve të pikturës të kësaj shkolle të cilët i kultivuan me tre parimet bazë: “durim”,”dashuri”,”krijimtari”.

Tre vite,vetëm tre dhe ti,mund të ndjekësh rrugën e artit,të bëhesh arkitekt,infermier,ekonomist,cfarë të duash pasi shkolla t’i ofron mundësitë,kurrikula e saj është si gjimnazi por programet e saj janë më të reduktuara pasi arti është thelbi!Sa keq ,mund të isha një artiste stomatologe,fantazia gjithmonë më ka punuar:Në klinikën time do të dëgjoheshin tingujt e violinës,pacientët do të shijonin pikturat e zgjedhura me aq dashuri,ndërsa unë do të mund t’u shërbeja me kënaqësi duke përmbushur detyrën time;Dhëmbë të bukur,kënaqësi artistike,buzëqeshje për të gjithë!

Të dashur miqtë e mi,nëse vendosni sot ta zgjidhni Shkollën e Mesme Artistike “Feim Ibrahimi”,do të keni mundësinë që nesër të keni cfarëdo profesioni,por shpirtbutësinë do tua falë vetëm shija artistike e fituar në këtë shkollë!

Pikturë nga Ertil Bello

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment