
Një transformator ka shpërthyer në fshatin Shën Todhër në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse për të vënë nën kontroll flakët.
Si pasojë e zjarrit kanë mbetur pa energji elektrike banorët e fshatit dhe fshatrat afër.
Ndërkohë, grupet e punës në OSHEE ndodhen në terren për të normalizuar situatën.