Gjirokaster/ Te dehur ne timon arrestohen dy persona

0
17

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin N. B., 64 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në lagjen “Kordhocë”, është kapur duke drejtuar automjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur.

-Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 68 vjeç, banues në fshatin Mashkullorë, pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të lagjes “Gërhot”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Peugeot”.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Shkruaj nje koment