Gjirokastër/ Të dehur në timon , dy persona ndalohen nga policia

0
156

Nga kontrollet e ushtruara gjatë mbrëmjes së djeshme nga policia e Gjirokastrës në akset kryesore dhe dytësore rrugore, kanë rënë në pranga dy persona.Kjo për shkak se të dy personat ishin duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur. Në pranga ka rënë 28 vjeçari E.L në lagjen “Zinxhira” i cili u kap nga blutë e rrugores në gjendje të dehur dhe me mungesë dokumentacioni , konkretisht me leje drejtimi të pezulluar mëparë. Ndërsa në lagjen “11 Janari” është ndaluar një 60 vjeçar i cili po ashtu ishte nën efektin e alkoolit .Policia ka shoqëruar të dy shtetasit në komisariat ku janë marrë masat ndëshkuese ndaj tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here