GJIROKASTER/Të rinjtë protestojnë kundër largimit të brezit të ri nga vendi

0
154

Papunësia dhe largimi i moshave të reja nga Gjirokastra gjatë kohëve të fundit, ka nxitur reagimin e disa organizmave vendore të cilat kanë vënë alarmin për atë çfarë po ndodh në Gjirokastër, shkretimin e saj.

Një protestë e organizuar sot në sheshin “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër, ka pasur për qëllim sensibilizimin e autoriteteve që të zbusin valën e largimeve të të rinjve nga Gjirokastra si pasojë e mungesës së alternativave për punësim.

Kanë qenë përfaqësuesit e Qendrës Social-Kulturore “Vizioni i Së Ardhmes” ata që vendosën të ngrenë zërin për këtë çështje mjaft të mprehtë.

Gjirokastra është qyteti ku largimi i fuqisë punëtore aktive dhe i të rinjve është në nivelin më të lartë krahasuar me zonat e tjera të vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here