Gjirokastër-Tepelenë/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon përmbys, lëndohet shoferja

0
159

Një automjet ka dalë nga rruga këtë mëngjes të shtune dhe është përmbysur në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në kthesën që të çon drejt fshatit Luzat .Një kthesë e njohur shpesh për aksidente të rrezikshme . Si pasojë e përmbysjes së mjetit ka mbetur e plagosur drejtuesja e tij. Shkak i daljes nga rruga të automjetit tip “Ford” mendohet të ketë qenë shpejtësia jashtë normave të lejuara nga ana e shoferes , e cila ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përfunduar përmbys e lënduar lehtë. Mësohet se në automjet ndodhej vetëm drejtuesja e cila është dërguar menjëherë në spital për kontroll ndërsa në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor .

Shkruaj nje koment