GJIROKASTER/ Trafikonte klandestinë, arrestohet 29-vjeçari

0
149

Goditet një tjetër rast i trafikut të klandestinëve, ndërsa në pranga ka rënë një 29-vjeçar.

Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se Rinor Thaci nga Tirana, u kap teksa transportonte 5 shtetas të huaj në drejtim të Malit të Zi kundrejt fitimit.

NJOFTIMI I POLICISE
Arrestohet një shtetas i cili transportonte 5 shtetas të huaj në drejtim të Malit të Zi, kundrejt fitimit. Nga Specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të klandestinëve nga vendet e treta, të cilët hyjnë në teritorin shqiptar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit jeshil me Greqinë, u bë arrëstimi në flagrancë i shtetasit:

-Rinor Thaci, 29 vjeç, banues në Tiranë, (për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit” parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal), pasi:

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në hyrje të qytetit të Tepelenës, duke transportuar me automjetin e tij në drejtim të Shkodrës me destinacion Malin e Zi dhe më pas një nga vendet e BE-së, pesë shtetas të huaj sirianë, kundrejt fitimit.

Materialet në ngarkim të ketij shtetasi do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here