Gjirokaster/ Transportonte 6 emigrante te paligjshem, arrestohet i riu

Gjirokastër

Goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit, bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes Policisë Kufitare të Kakavijës, FRONTEX-it dhe DVP Gjirokastër, vihet në pranga 23-vjeçari që u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Sekuestrohen një automjet dhe një aparat celular.

Nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër dhe shërbimet e FRONTEX-it, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative u arrestua në flagrancë shtetasi R. Ç., 23 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Shtetasi R. Ç. u kap në fshatin Lazarat, duke transportuar me automjetin tip “Audi”, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 250 euro për person.

Gjithashtu, ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment