GJIROKASTER/Tre persona në pranga, policia u gjen kanabis në makinë

0
44

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar tre persona në Kthesën e Jorgucatit, pasi në makinën e tyre u gjet kanabis.

Të arrestuarit janë: Skënder Bilibashi, 28 vjeç, banues në Gjirokastër, Ermal Arapaj, 32 vjeç, banues në Gjirokastër, Fatmir Hyseni, 48 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i shtetasve u bë pasi në aksin rrugor Jergucat – Qafa e Muzinës, në vendin e quajtur ”Kthesa Jergucatit”, në mjetin tip “Mercedes Benz”, me të cilin udhëtonin, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar “Canabis Sattiva” me një peshë totale 10 kilogramë e 100 gramë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Të tre personat rrezikojnë të dënohen me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet

Shkruaj nje koment