Gjirokastër / Tregu i të përdorurave , a ka rrezik për njerëzit?

0
171

Prej kohësh tregu i të përdorurave apo i njohur ndryshe si tregu industrial i romëve është një nga më të frekuentuarit në qytet duke konkurruar ndjeshëm edhe tregun tekstil që ndodhet në lagjen 18 Shtatori. I vendosur në afërsi të Lagjes Gërhot në të dyja anët e rrugës,tregtarët ekspozojnë mallrat e tyre gjithandej përtokë apo varur në pemët anës rrugës kjo për shkak të mungesës së një vendi normal ku ata mund të shesin .Po a ka rrezik në tregtimin e mallrave të ndryshëm duke filluar nga sendet e kuzhinës ,te rrobat dhe gjithçka tjetër që ka nevojë njeriu? Për vetë faktin që janë të përdorura ,njerëzit që janë blerës të tyre janë më të ekspozuar para sëmundjeve që mund të përhapen nga mikrobet e shumta që mallrat kanë.

” Ne blejmë shpesh këtu ,më shumë veshje.I kanë të lira.Me se nuk i lajmë kemi frikë se mos marrim ndonjë sëmundje se kush nuk i ka veshur pastaj dhe në rrugë përtokë hidhen.Nga çmimi i ulët i marrim” shprehen një çift të moshuarish.

” Që kanë rrezik është e qartë po i lajmë me ujë të përvëluar me ilaçe ,nuk kemi lekë për ti blerë të reja.Shikoj disa që marrin sende kuzhine deri tek biberonet për fëmi ,kjo po është akoma më e rrezikshme dhe nuk duhet të tregtohen ” thotë një qytetare tjetër.

Tregtarët e këtij tregu një pjesë të mirë të mallit e marrin apo e mbledhin prej koshave të mbeturinave në vendet fqinje ku pjesa më e madhe vjen prej Greqisë. Përhapja e mikrobeve te njeriu nëpërmjet këtyre mallrave mund të shkaktojë në raste edhe më ekstreme ndonjë epidemi ,sëmundje si ato të lëkurës apo dhe më të rënda. Frekuentimi në masë i tregut të të përdorurave rrit rrezikun për njerëzit dhe jetën e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here