Gjirokastër-Turizmi në krizë nga Covid-19/ Kreu i PEISH-Bashkisë : Boll me propagandë, dëgjoni zërin e bizneseve

0
151

Nga Gramoz Braho

Të nderuar qytetarë,
Partia për Europianizim dhe integrim ( Dega Gjirokastër) reagon në lidhje me demagogjinë skandaloze të Bashkisë Gjirokastër drejt bisneseve dhe Turizmit vendas!
Doktor, duhet të themi disa të vërteta, në lidhje me vështirësitë që po hasin Agjencitë Turistike, Hoteleria dhe çdo subjekt privat në Bashkinë Gjirokastër.
Pasi u ndatë qeset e ushqimeve familjet në nevojë, trajtuat dhe bisneset njëlloj, ju dhe “Rilindja” duke u dhënë nëpërmjet lehtësimeve fiskale 1500 lekë në muaj!
Turizmit i mungon infrastruktura, kanë nevojë për lehtësira fiskale reale, sidomos në këtë kohë krize. Kemi propozuar jo më larg se një muaj plan nga ana e institucionit tuaj!
Mos u justifikoni sepse ju keni qënë Deputeti i Qarkut, keni patur mazhorancën në qeverisjen Qëndrore dhe në Këshillin Bashkiak.
Të rikthejmë në normalitet promotorin e ekonomisë vendase, nuk kanë nevojë bizneset për pako ushqimore, mjaft i trajtuat si mekanizma propagandistik, dëgjojeni zërin e tyre të vërtetë, ata në këtë kohë kanë nevojë për suport maksimal nga ana e Qeverisë.
Kjo qeveri që po tallen me paketën e parë të dytë e duke i shtuar këtyre paketave gjoba e burg për qytetarët.
Gjithë elita politike e Gjirokastrës nuk doli sot në “Shesh” kanë qënë këtu për shumë vite dhe sot po “vajtojnë” për zullumet që ata vetë i kanë shkaktuar.
Mundësojini biznesit punonjës me kohë të plotë ose të pjesëshme të paguar nga institucioni i Bashkisë, lehtësojuani barrën ashtu si duhet.
Për Bashkinë kjo mesa duket është mision i pamundur sepse nuk ekzistojnë databaset nuk ekziston një analizë e mirëfilltë për riskun që mbar’t në vazhdim biznesi, mjafton një takim propagandistik në zonën muzeale për të treguar historitë e ” Don Kishotit” dhe gjithçka u zgjidh!
Njerzit thotë se ju mbështesni më shumë të majtët!
Nuk besoj se ka socialist në Gjirokastër që e mbështesni dhe ju mbështet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here