Gjirokastër/ Turizmi në pikiatë për shkak të Covid-19, ministria e kulturës dhe bashkia ofrojnë bileta falas

0
143

Ministrja e Kultures Elva Margariti dhe kryetari i Bashkise Gjirokaster Flamur Golemi kane firmosur sot nje marreveshje dy paleshe per turizmin ne vend.Qeveria shqiptare nuk ka ende nje plan konkret per te nxitur turizmin gjate kesaj periudhe post pandemie te Covid19.E vetmja zgjidhje e mundshme qe mund te ofroje sot per sot eshte ulja e çmimeve te biletave te muzeve dhe siteve arkeologjike ne qytetin e gurte.
Krahas tyre , ministria e kultures ka vendosur te dhuroje nje sasi biletash , te cilat mund te perdoren nga operatoret turistike.
“Eshte koha qe vete shqiptaret te njohin me mire Gjirokastren dhe pasurite e saj ende te pashfrytezuara”, tha Margariti pas nenshkimit te marreveshjes , por disa bileta falas nuk jane shpetimi i ketij sektori qe sot eshte ne veshtiresi si kurre mepare.

Nga ana tjeter kryebashkiaku Flamur Golrmi ka thene se :
“Bashkepunimi mes bashkise, operatoreve turistik dhe ministrise se kultures do te shtrihet ne te gjitha aspektet e nxitjes se turizmit pas periudhes se pandemise.”

Shqiperia eshte i vetmi vend qe nuk ka ende nje plan te qarte te terheqjes se turisteve ne kete periudhe post pandemie te Covid 19 . Mbyllja e kufijve por edhe izolimi gati 3 mujor solli nje ser anullimesh te pronotimeve ne hotelerite e Gjirokastres duke i bllokuar keta te fundit per kete sezon ku demi ekonomik eshte i pashmangshem.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here