Gjirokaster/ U aksidentua mbremjen e djeshme humb jeten 11 vjecari

Ditën e sotme ka humbur jetën 11-vjeçari që u aksidentua dje në Gjirokastër.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, ku një 45-vjeçar i cili drejtonte mjetin tip “Renault” ka përplasur një djalë të mitur. Sipas njoftimit të policisë, 11-vjeçari me iniciale S.P., u dërgua menjëherë në spital dhe fatkeqësisht nuk u mbijetoi dot plagëve të marra. 

Pas ngjarjes së rëndë policia, ka vënë në pranga 45-vjeçarin me iniciale S. S.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment