Gjirokastër/U aksidentua në punë ditën e djeshme,policia arreston administratorin e aktivitetit privat

0
192

Aksidentimi i rëndë i 36 vjeçarit ditën e djeshme në Gjirokastër ka sjellë arrestimin e administratorit të aktivitetit privat, në të cilin u aksidentua ky i fundit. Specialistët e seksionit për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan shtetasin Q.B 60 vjeç, banues në Gjirokastër. Arrestimi i shtetasit të mësipërm u bë pasi ky i fundit ishte administrator dhe drejtues teknik i aktivitetit privat, në të cilin u aksidentua 36 vjeçari Menti Çobo. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here