Gjirokastër/ U gjetën hapur ,gjobiten 3 lokale me 10 milionë lekë

0
144

Tre lokale janë gjobitur në Gjirokastër pasi nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e koronavirusit. Pronarët e këtyre lokaleve janë gjobitur me 10 milionë lekë.
Ata e ushtronin aktivitetin si në ditë normale dhe brenda ambienteve kishte klientë.
Gjobat janë vendosur nga inspektorët e ISHSH në Gjirokastër.
Gjirokastra është shpallur nga qeveria zonë e gjelbër pasi deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Covid-19.
Ndërkohë në vendin tonë deri më tani numri i të infektuarve është 750 persona ndërsa betejën me këtë sëmundje e kanë humbur persona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here