Gjirokaster, ushtronin lojera fati, arrestohen dy persona

0
42

Gjirokastër

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Gjirokastër dhe strukturat e DVP Gjirokastër, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet penalisht një shtetas tjetër.

Sekuestrohen dy aparate celulare.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit M. Z., 29 vjeç, banues në Gjirokastër (administrator i një subjekti bar-kafe) dhe B. H., 55 vjeç, banues në Gjirokastër (klient i subjektit). Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi S. T., 53 vjeç, banues në Gjirokastër (pronar i subjektit bar-kafe).

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u ushtrua kontroll në ambientet e subjektit bar-kafe, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, të cilin administratori e kishte vënë në dispozicion për ushtrimin e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare, në të cilët janë gjetur programe/faqe për organizimin e basteve sportive online.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Shkruaj nje koment