FOTO/Vijon problematika e rrëshkitjes së tokës, tek Pazar i vjetër konstatohen dëme

0
150

Lagjja “Pazar i vjetër” në Gjirokastër është përfshirë në listën e vendeve të prekura nga rrëshqitja e dheut si pasojë e reshjeve të dendura të shiut këtë dimër. Një prej banesave në këtë lagje rrezikohet nga masivi i baltës që është shkëputur në pjesën e sipërme të rrugës.  Po kaq të rrezikuara janë edhe banesat që ndodhen mbi pjesën e tokës që ka rrëshkitur, ndërsa është bllokuar përfundimisht qarkullimi i automjeteve.

E moshuara Gurabije Zyberi tregon tmerrin e natës kur ndodhi rrëshqitja, ndërsa një pjesë e mirë e baltës ka pushtuar pjesën e pasme të shtëpisë së saj. Sipas të moshuarës zhvendosja e baltës së rënë në rrugë rrezikon rrëshqitjen e mëtejshme të tokës.

Rrëshkitjet e dheut në këtë zonë kanë nisur rreth një muaj më parë, kohë kur ndodhi dhe rrëshqitja massive e dheut në lagjen “Kodra e Shtufit”.

Gjirokastra është përfshirë nga fenomeni i rrëshkitjes masive të dherave në disa zona të qyetit me pasoja të rënda për banorët e saj.

Rrëshkitje të tokës ka patur edhe në kalanë e qytetit duke shkaktuar edhe çarje të murit anësor të saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here