Gjirokaster/ Vodhi filialin e postes , arrestohet 29 vjecari

0
234

Gjirokastër

Vodhi nën kërcënimin e armës dhe i maskuar, një sasi parash në filialin e Postës Shqiptare, falë reagimit të mënjëhershëm dhe profesional, Policia kap dhe arreston autorin.

Policia sekuestron armën e zjarrit kallashnikov dhe një shumë parash.

Rreth orës 12:52, një shtetas, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit, ka arritur të marrë një shumë parash, në filialin e Postës Shqiptare në lagjen “Varrosh”, Gjirokastër, dhe është larguar me shpejtësi në rrugicat e lagjes Varosh.

Më marrjen e njofitmit, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Falë kontrollit të imtësishëm të zonës, shërbimet e Policisë bënë të mundur që pas disa minutash të lokalizonin dhe të arrestonin autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin I. M., 29 vjeç, banues në Vlorë, si dhe të sekuestronin armën e zjarrit, shumën e parave të vjedhura, kapuçin dhe një palë doreza.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi municioni luftarak.

29-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, për të vijuar me procedurat e mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here