Gjirokastër/ Zbardhen dhe dokumentohen 2 vjedhje në qytetin e Gjirokastrës, vihet në pranga 29-vjeçari

0
148

Gjithashtu, 29-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga DVP Vorë, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve, kapjen dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, kanë arrestuar shtetasin B. Ç., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas dyshohet se në datën 06.11.2022, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, ka vjedhur 2 objekte duralumini, në një pallat, ndërsa në datën 07.11.2022, po në lagjen “18 Shtatori”, ka vjedhur 1 objekt duralumini, në një pallat tjetër.

Gjithashtu, shtetasi B. Ç. ishte shpallur në kërkim nga DVP Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 02.11.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhja”.

Shkruaj nje koment