GJIROKASTER/Zonat malore ende të bllokuara nga reshjet e borës

0
151

Ditët e para të pranverës janë shoqëruar me temperatura të ulëta e reshje shiu e dëbore. Prej më shumë se 24 orësh Gjirokastra është pushtuar nga reshjet e shiut, por ende nuk ka raportime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash, fenomen i zakonshëm gjatë ditëve me reshje.

Si pasojë e reshjeve të dendura, prurjet e Lumit Vjosa kanë arritur në nivelin e 200 cm.

Të gjitha akset rrugore kombëtare të qarkut Gjirokastër në administrim të ARRSH janë të kalueshme dhe nuk paraqesin probleme. Firmat kontraktuese janë në gatishmëri.

Në Bashkinë Përmet janë ende të bllokuara rrugët që lidhin Nj.Administrative Frashër me fshatrat Miçan, Vërçisht, Ogren, Zavalan. Po punohet me mjete për pastrimin e këtyre rrugëve.

Rruga Këlcyrë – Malëshovë dhe Malëshovë – Leskaj – Limar vazhdon e bllokuar si pasojë e reshjeve të dëborës. Po kështu edhe rruga e fshatit Mezhgoran në Nj.Administrative Qendër në Bashkinë Tepelenë.

Prej disa ditësh banorët e këtyre zonave të thella malore janë të izoluar pas reshjeve të dendura të dëborës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here