Gjirokastër/ Siguria në tregjet ushqimore /Prefekti Aliaj zbret në terren

0
148

Prefekti i qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj ka inspektuar sot tregun ushqimor të qytetit të Gjirokastrës, për të parë nga afër kushtet në të cilat operojnë tregëtarët për sa i përket kushteve të sigurisë. Prefekti i qarkut, i shoqëruar edhe nga drejtuesit e ISHSH, Policisë Vendore dhe AKU-së, pas inspektimit në vend, ka konstatuar se jo të gjithë tregëtarët kanë respektuar masat e sigurisë, në kundërshtim me masat e vendosura nga qeveria shqiptare.
Në fjalën e tij, Prefekti i qarkut ka kërkuar nga instancat vendore shtim të masave të sigurisë në tregjet ushqimore, moslejimin e ushtrimit të aktivitetit tregëtar të personave të moshës së rrezikuar, përdorimin pa përjashtim të maskave mbrojtëse e dorashkave nga ana e tregëtareve si dhe monitorimin nga ana e policisë të hyrjeve dhe daljeve në tregun ushqimor me qëllim respektimin e distancës së sigurisë nga qytetarët dhe mbrojtjes së shëndetit të popullatës. “Jemi në një situatë të jashtëzakonshme, prandaj edhe masat e marra duhet të jenë të jashtëzakonshme, me një kujdes maksimal” ka përfunduar fjalën e tij Prefekti i qarkut z. Aliaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here