‘Gjirokastra flet’ per komunizmin, Treska : Shqiptaret kane frike te protestojne , diktatura nje njolle e zeze per shoqerine

‘Gjirokastra flet’ ka qene ky aktiviteti ne kalane e qytetit te gurte.
Ku ne fokus ishte tema e komunizmit, nje enderr , realitet dhe makth. Nje teme teper delikate per historine e vendit e cila sipas te pranishmeve duhet te mos harrohet por kujtohet gjithmone si nje pjese e rendesishme per popullin shqiptar dhe te gjithe atyre qe e vuajten kete te fundit.
Sipas Valbona Treskes presidentes se urdhrit te psikologut , pa dashur periudhen fatkeqe te komunizimit shqiptaret e vuajne edhe sot duke e percjelle ne familje pavaresisht se ka gjera qe tregojne emancipimin e shoqerise por ka dhe te tjera qe ne thelb mbeten te njejta si ne ’90 . Te tilla si fenomene qe Treska i ka listuar duke nisur me ‘burrin qe eshte zot” , “ajo gruaja qe nuk duhet te ngreje koken” etj. Nje fenomen qe Treska ka permendur eshte qe shqiptaret nuk arrijne dot te protestojne per te drejtat e tyre sepse thelle ne vetvete frika ndaj autoriteve vijon dhe kete ajo e sheh si nje njolle e zeze qe diktatura i ka lene shoqerise tone.

Mbremja eshte mbyllur me interpretimin e aktorit te njohur Arben Derhemi te pjeses teatrale “Anderr Zhgjanderr” .

Gjirokastra flet eshte nje forum i cili ben takime te permuajtshme me qellim diskutimin e temave qe lidhen me kulturen, trashegimine, ceshtjet sociale. Kete muaj qellimi ishte te diskutohej per menyren sesi komunizmi mund te shnderrohet ne atraksion turistik.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment