Gjirokastra importon drejtorë, nesër vjen kreu i ri i OSHEE Rajonale

0
166

Vala e drejtorëve të importuar nga qendra në Gjirokastër nuk është më tabu.

Pas importimit të drejtorit të Hipotekës nga kryeqyteti, një tjetër drejtor vjen sërish nga “importi”. Bëhet fjalë për drejtorin e ri të OSHEE Rajoni Gjirokastër.

Jugunews.net mëson se drejtori i ri i cili do të prezantohet nesër në OSHEE Rajoni Gjirokastër, është Robert Lili me profesion inxhinier mekanik. Parë nga këndvështrimi profesional, Lili duket se është brenda kritereve të vendosura nga OSHEE për drejtorët e rinj të OSHEE-ve rajonale. Lili mësohet se ka fituar konkursin për vendin e drejtorit të këtij institucioni i cili në pesë vitet e fundit, ishte drejtuar nga Sokol Feruni tashmë drejtor i Spitalit Rajonal “Omer Nishani” pas fitimit të pikëve maksimale në konkursin e organizuar me këtë rast.

Në planin politik, Robert Lili vjen nga radhët e PS madje aktiv në veprimtaritë e ndryshme politike të PS. Robert Lili drejtori i ri i OSHEE Rajoni Gjirokastër, ka qenë një prej dhjetra grevistëve të urisë të ngujuar në cadra para Kryeministrisë në maj të 2010 kur Rama kërkonte hapjen e kutive të votimit nga kryeministri i atëhershëm Sali Berisha.

Pas Lilit, një tjetër drejtor rajonal do të vijë nga “importi” ku do të stacionohet tek një prej drejtorive më të rëndësishme në jug të vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here