Gjirokastra mbytet, …..LSI krihet

0
4019

Kjo është pamja që të ofron sot LSI në ditën kur Gjirokastra, u gjunjëzua përballë braktisjes totale nga ana e pushtetit vendor që menaxhohet prej më shumë se 1 viti e gjysëm nga kjo forcë politike. LSI-stat po festojnë një ditë më pas, fitoren e Ilir Metës në zgjedhjet e djeshme. LSi po kërcen sepse po shijon frytet e pushtetit të dhuruar nga socialistët, ndërsa këta të fundit kanë lënë njerëzit në mes të katër rrugëve. Po ata që nuk janë as me PS dhe as me LSI, ku janë vallë? Po bëjnë sehir LSI-stat sesi darkojnë me mot katastrofal në Gjirokastër. Po kërcejnë se Gjirokastra është e tyre, po këndojnë se ska askush që të vëjë kujën për gjëmën që po i shkakton papërgjegjshmëria e pakufishme e këtij sekti politik. Gjirokastra lëngon nga përmbytjet, lidershipi i LSI, ha, pi, kërcen e këndon, së bashku me asetet e veta gjinore. Kjo është Gjirokastra e Tavos dhe e kukullës bashkiake, gjirokastritët e votuan dhe po i vjelin frytet. Gjirokastritët as corbën nuk e hanë dot në darkë, ndërsa zengjinët e rinj të pagëzuar nga Mulla Omari i Jorgucatit, kruajnë dhëmbët nga mishi i pajdhaqeve dhe e tresin duke kërcyer e kënduar.

image-0-02-05-7ab283703bf1ad2d15c44354bb2ed0d597efa2b70f36ef3f6128dd95d5844c11-v image-0-02-05-b7889bda4b0e269a131fd66ebd1f858f477a402181135ef99172430e21cfd3d0-v image-0-02-05-e5ae4262e52d81bc2e475449ab3605e5aaf2cd6c79dddbc82691df23d74bdbf6-v

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here