Gjirokastra me pagat më të ulëta në vend

0
174

Në Gjirokastër disa nga sektorët ku mund të punësohesh prej disa kohësh mbeten fasoneritë apo puna si kamarier në ato pak lokale që kanë mbetur.Por ndonëse individët punojnë në një orar prej tetë dhe dhjetë orësh ,pagat janë minimaliste duke variuar nga 150 mijë lekë deri në 300 mijë të vjetra më e larta në fasoneri kjo edhe në bazë të vjetërsisë së punës. Ulja e xhirros ditore ka sjellë vështirësi për bizneset për të punësuar disa individë dhe nëse punësojnë ato nuk i kalojnë dy puntorë ku rroga nuk i kalon 150 mijë lekë të vjetra në punën si kamarier apo banakier.Jo vetëm të rinj por edhe mosha e dytë nga pamundësia për të gjetur një punë ,si një mundësi shikojnë punën e kamarierit ndonëse me rroga minimaliste.Nga ana tjetër për femrat e qytetit mundësia e vetme është punësimi në rrobaqepësi ,ku në qytet janë vetëm dy të tilla .Por edhe aty ndonëse punojnë shpeshherë edhe mbi 8 orarësh ,shuma në fund nuk i kalon 200 mijë lekët ,të rralla janë punonjëset që marrin mbi 200 mijë lekë në varësi të vjetërsisë në profesion. Shumica e bizneseve qofshin fasoneri apo lokale , punonjësit në to punojnë shpesh herë edhe të pasiguruar duke i lehtësuar xhepat pronarëve por duke vështirësuar jetën e tyre. Të gjesh një punë në Gjirokastër është tejet e vështirë ku punësimi është i reduktuar dhe i kufizuar për më tepër ,puna dhe mundi nuk vlerësohet .Për vetë qytetarët pagat në vend janë minimaliste ku një pjesë e rrogës së tyre shkon vetëm për shërbime minimale jetike.Në këtë situatë shumica e njerëzve kanë tendencën për tu larguar drejt kryeqytetit apo jashtë vendit.Pasi Gjirokastra jo vetëm që është vend i vogël por dhe mundësitë për tu punësuar diku , nuk ofron .Qyteti i gurtë klasifikohet në vendet e fundit nga qytetet e Shqipërisë përsa i përket pagave minimale për punëtorët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here