Gjirokastra në akull ! Pushteti vendor në diell!

0
551

Prej të paktën katër ditësh rrethi i Gjirokastrës është përfshirë nga një i ftohtë i acartë me temperatura disa gradë ndën zero.  Për pasojë kanë ngrirë tubacionet e ujit të pijshëm dhe në shumë vende ato janë carë për shkak të ngricës. Uji që ka shpërthyer tubacionin  ka mbuluar rrugët dhe në minus 4 gradë C ato janë shndëruar në pista akulli, të rrezikshme për qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve motorike.

Më dramatike është situate në qytetin e Gjirokastrës ku banorët vuajnë dukshëm mungesën e ujit të pijshëm. Shumica e tyre vrapojnë të mbushin ujë ku të mundin me bidona plastikë, por një pjesë e madhe e blejnë atë në njësitë tregëtare. Të tjerë mundohen të bëjnë të mundur zhbllokimin nëpërmjet nxehjes të tubave në depozitat e instaluara në taracat e pallateve dhe majë cative të gurta duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Madje njëri prej tyre, Vasil Kaci, dy ditë më parë humbi jetën si pasojë e rënies  nga taraca e ngrirë e pallatit në tentativën për të ngrohur tubacionin e ngrirë.

Por për qytetarët është alarmuese dhe acaruese indiferenca e pushtetit lokal përballë kësaj situate.

Prefekti i Qarkut z. Flamur Bime në këtë situatë duhet të kishte mbledhur shtabin e emergjencave për të hartuar një plan masash për tju ardhur në ndihmë qytetarëve. Por  deri më tani nuk e ka bërë  ende një gjë të tillë. Po ashtu Kryetarja e Bashkisë duhet të ishte në ballë të situatës. Bashkia duhet të hidhte kripë dhe skorje në të gjitha ato segmentet e ngrira rrugore brenda dhe jashtë qytetit si dhe mjetet zjarrëfikse së bashku me autobotë të marë nga privatët duhet të shpërndanin ujë falas në cdo lagje te qytetit me qëllim lehtësimin sadopak të barrës së mundimit dhe të vuajtjeve të qytetarëve. Por, ashtu si Prefekti Bime edhe zj. Rami është zhdukur nga orbita e problemeve të rënda e jetike të qytetarëve, megjithëse  drejtuesit e Partisë Demokratike i kanë bërë disa herë apel të dyshes  Bime-Rami të ndërhyjnë për të përmirësuar situatën e furnizimit me ujë të qytetarëve dhe të shkrirjes së akullit me krip të rrugëve të Gjirokastrës e vecanerisht te kalldrëmeve në të cilat te shumte kane qene qytetaret qe kane rreshqitur dhe kane perfunduar ne spital me trauma te ndryshme ne trup.

Sipas mediave lokale, vetëm sot, pra ditën e katërt të ngricës, u dukën disa punëtorë në ndonjë cep  duke hedhur kripë me dorë mbi mbi disa segmente rruge të ngrira, por që është vlerësuar si ndërhyrje e pamjaftueshme.

Ndërkohë këshilltarët e PD kanë njoftuar se në ditët e afërme do kërkojnë mbledhjen urgjente të këshillit të bashkisë për të marë në shqyrtim punën e bërë nga Bashkia dhe ndërmarjet e saj të varësisë në këtë situatë të vështirë si dhe për të nxitur Bashkinë dhe Kryetaren e saj të marë përsipër përgjegjësitë e duhura për tju ardhur në ndihmë qytetarëve me cdo mjet dhe mënyrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here