Gjirokastra pa energji elektrike, OSHEE në gjumin e “shtatë”

0
136

Për 20 minuta qyteti i Gjirokastrës, ka ngelur në errësirë të plotë si pasojë e mungesës së energjisë elektrike.

Jugunews.net është interesuar për këtë anomali tek stacionin elektrik i qytetit por përvecse nuk ka marrë asnjë lloj përgjigje pasi të gjithë flinin punonjësit e OSHEE, dikush prej tyre është bërë i gjallë duke na “sugjeruar” se duhet të merrnim informacion në Fier.

Në ligjëratë të drejtë sugjerimi i punonjësit të OSHEE ndaj interesimit të Jugunews.net ka qenë:

“O derman, nuk të bëjëm dot gjë, më mirë shko në Fier të keqen dhe interesohu, hajd njatjeta se isha në gjumë”.

Ishte përgjigja kjo e përfaqësuesit të OSHEE Gjirokastër pas interesimit të Jugunews.net se përse qytetarët e Gjirokastrës, apo dhe të fshatrave përreth nuk kanë energji elektrike.

Pra një kompani si OSHEE me këtë nivel komunikimi dhe dhëniesh informacioni, përfaqësohet sot në Gjirokastër.

Shkruaj nje koment