
Qyteti i gurtë Gjirokastra, gjatë stinës së dimrit është pothuajse i zymtë. Tregtarët thonë se dhe ato pak turistë janë kalimtarë, duke i rënduar ato ekonomikisht, ndërsa apelojnë për marrjen e masave nga pushteti vendor e qëndror për promovimin e qytetit.
Në stinën e dimrit shitjet kanë rënë ndjeshëm pothuajse në të gjitha bizneset në Gjirokastër.
Pjesa më e madhe që operojnë në zonën muzeale, gjatë dimrit janë mbyllur.
Shkak për këtë situatë është bërë mungesa e fuqisë blerëse. Edhe ato pak biznese që hapin dyert, thonë se rrinë kot gjithë ditën, pasi në kalldrëmet e Gjirokastrës ska asnjë lëvizje