Gjirokastra ,perla e jugut në dorën e zezë të rilindjes!

0
178


E njohur për bukurinë e saj ,me një potencial natyror ,në Gjirokastër ,aty ku gjen natyrë të qetë dhe të egër,fusha ,kodra e male ,gjelbërim dhe shkëmbinj,ujë dhe tokë ,lum e liqen.
Në këtë përzierje vlerash e potencialesh natyrore ,kulturore e historike ,përballë qëndron dora e zezë e Rilindjes ,këtij pushteti që po ” masakron” çdo ditë diçka.
Investimet e Rilindjes kanë shkuar në xhepa të individëve të caktuar dhe jo për Gjirokastrën.Masakrimi i vlerave autentike u vulos me pazarin karakteristikë ,ku kalldrëmet historike ,u hoqën e u vendosën si me pështymë ,të baltosura dhe me llaç beton sipër duke u hequr shkëlqimin gurëve dekorativ historikë.Me punime të dorës së dytë ,pushteti aktual ndërton e prish nga dy tre herë të njëjtën por pa rezultat pozitiv.Rrugë që hapen me ditë qëndrojnë ashtu ,dhe më pas siç thonë të vjetrit ” u vendosin mballoma” pjesë pjesë duke i bërë akoma më keq .Pa estetikë dhe cilësi ,ç ‘ka marrë në dorë rilindja e nuk e ka prishur ?Monumente kulture në të gjithë vendin të degraduara ,shtëpi karakteristike që po rrëzohen dita ditës,një kala madhështore që mezi po qëndron në këmbë .Pa rrugë ,ujë e ndriçim ,perla e jugut po nxihet nga dora e zezë e pushtetit që po e lë në baltë pa investime por dhe pa njerëz.Pa punë pa ekonomi dhe pa intelekt.Pasi mendja e qytetit ka emigruar për ti shpëtuar njollës së zezë që i damkos ky pushtet.E të tjerë po bëjnë gati plaçkat për tu larguar.Një qytet që po rrezikon ta ” marri historia”.Me tradita që po shuhen çdo çast që ” modernja” e ” çmendur” po e kërcënon .Me aktivitete alla rilindase ,me ” tallje” të ” heronjve” të vërtetë ,emri i të cilëve përmendet nga gojët e këqija që ndotin kujtumet siç ishte vetëm pak kohë mëparë një festival tipik rilindas me emrin ” Çeço fest”.
Për të vazhduar me çudirat aeronautike të muajit që lamë pas ,ku aeroporti i vetëm i jugut u vendos në funksion për fluturimin e pushtetarëve dhe garantimin e show-ve mediatik me martesa mbi balona.
Sa shumë vuan Gjirokastra dorën e pastërt e të ndershme që ta ndihmojë ta çojë aty ku ka qenë dikur.Një qytet që gumëzhinte nga zërat foshnjorë e të pjekur,që shndërriste në diellin e ngrohtë ,ku rrezet e mirësisë i jepnin jetë gurit ,kush mund ti largojë retë e zeza që i qëndrojnë mbi kokë ? Duhet medoemos që ” rilindja” t’i heqë duart e zeza nga perla e jugut që asaj ti kthehet shkëlqimi i dikurshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here