Gjirokastres i rikthehet kinemaja

Gjirokastres i rikthehet kinemaja. Digjitalizimi i saj vjen si nje projekt i cili mbeshtetet nga Komisioni Europian qe parashikon disa nderhyrje, kryesisht ate te blerjes se disa pajisjeve qe sherben per digjitalizimin e salles .
Sipas drejtuesit te projektit Arben Papadhopulli ky investim do ti sjelle Gjirokastres nje kinema te munguar prej vitesh me parametrat e duhur per tiu pershtatur kohes dhe garantuar publikut nje hapesire kulturore . Arsyeja pse u zgjodh restaurimi dhe digjitalizimi i kesaj te fundit ne Gjirokaster eshte per shkak te frekuentimit te turisteve te ndryshem te ketij qyteti. Gjate dites se sotme eshte bere testimi i pajisjeve ndersa pritet qe shume shpejt te kete nje premiere te filmit duke e kthyer kete te fundit ne funksionale. Por ajo qe mbetet sfide eshte frekuentimi i kinemase nga qytetaret gjirokastrit te cilet pervec se jane te paket ne numer pasi siç dihet nga statistikat Gjirokastra eshte nje nga qytetet me te prekura nga emigracioni masiv i popullates edhe ata qe jetojne ne kete qytet nuk e shikojne si zgjedhje per argetim kinemane.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment