Gjirokastritët në borxhe ,shumica për ushqim/Rilindja flet për zhvillim të ekonomisë

0
163

Pas show-t të qeverisë apo pushtetit vendor situata e varfërisë së Gjirokastrës është e frikshme.Një numër i lartë borxhesh që po rritet dita ditës . Po për çfarë kanë hyrë në borxh gjirokastritët? Pa diskutim për minimumin jetik ,ushqimin. Në të gjitha subjektet e tipit market ,familjet gjirokastrite marrin me listë. Sipas shitësve të shumicës së dyqaneve janë mbi 30 familje që shënojnë emrin në listë çdo ditë .Në fletoret ku mbajnë shënim borxhet shihet se produktet e blera janë kryesisht të tipit oriz makarona bukë ujë dhe produkte për larje veshjesh apo flokësh aspak produkte luksi.Ndërsa produktet e bulmetit apo ato shtazore nuk janë në listën e gjirokastritëve kjo jo për shkak të konsumit por çmimit të papërballueshëm . Sipas shitësve një pjesë e borxheve shlyhet gjatë fundit të muajit për tiu rikthyer sërish në fillim të muajit tjetër duke mbetur në vend numëro. Vitet e fundit situata është bërë e frikshme ,thonë ata pasi nga borxhet e shtuara as këta të fundit nuk kanë mundësi të furnizojnë dyqanet ,nuk kanë të ardhura. Në bazë të llogaritjeve të bëra ,dilet në përfundimin se në pesë familje ,tre prej tyre e kanë emrin në ” fletoren e zezë të borxheve”. Shuma e të cilave arrin nga 50 mijë lekë të vjetra në muaj deri në 300 mijë lekë. Mospagimi i produkteve ka nxitur shpeshherë në qytet edhe konflikte mes palëve .Vetë shitësit thonë se mundohen ti kuptojnë dhe ti ndihmojnë disa individë për mos ti lënë të vjedhin .Familjet të cilat kanë më shumë borxhe janë me një numër prej 5 apo 8 antarësh ku vetëm një apo dy vetë kanë mundësi të punojnë diku.Të tjerë janë pensionist apo të komunitetit romë. Në këtë situatë ku ndodhet Gjirokastra ku mungojnë mundësirat për një punë stabël dhe një page të kënaqshme ,varfëria po merr përhapje të gjerë dhe është vërtetë e frikshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here