Gjirokastriti ndalohet nga qarkullimi i Durrësit

0
178

Një 26 vjeçar nga Gjirokastra është ndaluar nga Seksioni i Hetimit të Ngjarjeve në Qarkullim dhe AIS Durrës.

Shtetasi me inicialet T.P ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Toyota” kur ka aksidentuar një 58 vjeçar nga Durrësi me inicialet I.H, drejtues i motorit tip “Yamaha” pa targë dhe pa leje drejtimi.

Aksidenti ka ndodhur në mbikalimin e Shkozetit.

Fatmirësisht nuk ka patur pasoja. Drejtuesi i motorit pas mjekimit në spital është larguar për në banesë.

Mbi të dy drejtuesit e automjeteve rëndojnë akuzat e neneve 290/1 dhe 291 të Kodit Penal, ndërsa materialet i janë referaur Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Drejtuesit akuzohen për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”  që dënohet me gjobë ose burgim deri në 10 vjet, ndërsa për “Drejtim të automjetit pa dëshmi” ligji parashikon gjobë ose burgim deri në 6 muaj.

Njoftimi i policisë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS Durrës

Më datë 20.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit T.P dhe I.H, vjeç 26 e 58, banues në Gjirokastër e Durrës, pasi te mbikalimi i Shkozetit, T.P, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar drejtuesin e motorit tip ”Yamaha” pa targë, I.H, i cili ka qenë pa leje drejtimi dhe pasi mori mjekim, u largua për në banesë. Nenet 290/1 e 291 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here