Gjithçka politike/ Policia e Rilindjes, vrasja e padrejtë e një 25-vjeçari, nuk mjafton për të mbajtur një protestë.

0
148

Pasi u quajtën halabakë dhe shumë epitete të tjera, protestuesit për vrasjen e Klodian Rashës, tashmë po u fshehin edhe kauzën. Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishi u shpreh se protestat që përfshinë të gjithë vendin nuk kishin lidhje me vrasjen e Klodian Rashës, edhe pse kudo dëgjoheshin thirrje për drejtësinë ndaj 25-vjeçarit. Ndër të tjera, ai thotë se strukturat e inteligjencës në Policinë e Shtetit po punojnë për të kuptuar qëllimin e vërtetë të organizimit të këtyre protestave. Sipas policisë së Rilindjes, vrasja e padrejtë e një 25-vjeçari, nuk mjafton për të mbajtur një protestë.
Ai tha:
Protestat nuk kanë lidhje me ngjarjen. E vetmja protestë që ne kemi qëndruar kokëulur ndaj protestuesve ishte dita e parë. Ditën e parë mund të faleshe çfarëdolloj reagimi. Dëshiroj të falenderoj, babain e të ndjerit i cili na ka pritur disa herë. Kryeministrin, ministrin e brendshëm dhe ka mbajtur një qëndrim fisnik ndaj policisë. Deklaratat e tij në media kanë qenë për të ruajtur një ekuilibër të rendit publik. Strukturat e inteligjencës në policinë e shtetit, janë duke punuar dhe identifikuar edhe për qëllimin e protestave. Po punohet për këtë gjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here