GJKKO cakton datën për dhënien e masës së sigurisë për Berishën

0
79

SPAK ka dorëzuar këtë të premte kërkesën në GJKKO për Sali Berishën ku kërkon masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Kjo lëvizje vjen pas marrjes së autorizimit për heqjen e imunitetit nga Kuvendi që votoi ditën e djeshme (21 janar) me 75 vota pro.

Ndërkohë, GJKKO ka caktuar datën 26 dhjetor, ora 10:00 për të vendosur lidhur me masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit që do shyrtohet nga gjyqatrja Irena Gjoka.- Advertisement –

Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i K.Penal”.

Kallëzimi është bërë nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në lidhje me procedurat e ndjekura për privatizimin e pronës shtetërore “Klubi Sportiv Partizani” Tiranë. SPAK ka dy vite që ndjek hetimet.

Privatizimi i ish-kompleksit Partizani filloi në vitin 2008 dhe përfundoi në katër vite më vonë, në vitin 2012.

Shkruaj nje koment