GJKKO lë në burg Erzen Breçanin, shefin e Krimeve të Rënda dhe dy të tjerët

0
89

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj 4 të arrestuarve nga operacioni i fundit i SPAK. Erzen Breçani, Dedan Gjoni, Bujar Germizi dhe Bujar Ajeti, do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Ndërkaq, Jonida Babameto do të hetohet nën masën e sigurisë detyrim paraqitjeje.

Grupi akuzohet për vepra të rënda penale, sigurim kushtesh për vrasje, trafik narkotikësh, pastrim parash dhe përkrahje autori.

Për këtë dosje, SPAK lëshoi 11 masa sigurie, 5 prej të cilave u ekzekutuan, ndërsa 6 u shpallën në kerkim. Mes të shpallurve në kerkim janë djali i Breçanit dhe Ervin Mata.

Shkruaj nje koment