GJKKO-së lë në fuqi vendimin për sekuestron e pasurisë së ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj

0
162

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për sekuestron e pasurisë së ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Nga arratia, nëpërmjet avokatit të tij, Ahmetajt kërkoi kthimin e apartamentit në zonën e Shallvareve që iu sekuestrua nga SPAK.

Pak javë më parë, Ahmetajt iu vunë në sekuestro edhe 6 pasuri, 4 apartamente dhe 2 llogari bankare në shumën e 124 300 euro.

Ndaj Ahmetajt ka një urdhërarrest ndërkombëtar me masë dhënë në mungesë “Arrest në burg” për veprat penale korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Shkruaj nje koment