‘Gjoba 110 milion euro e Bechettit’/ Basha: Rama dhe Veliaj mbyllën një media prej qëndrimeve kritike ndaj tyre

0
200

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka sqaruar edhe qëndrimin e tij për ‘rastin Bechetti’, duke akuzuar dhe bërë përgjegjës direkt, kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj.

I ftuar në emisionin e gazetarit Ilir Babaramo në ‘Report TV’, Basha theksoi se kryeministri, kryetari i Bashkisë dhe sekretari i përgjithshëm, që sot duhet të ishin të tre të pandehur, mbyllën një media për shkak të qëndrimeve kritike ndaj qeverisë.

Basha: Çështja “Bechetti” është çështja ku kryeministri, kryetari i Bashkisë dhe sekretari i përgjithshëm, që sot duhet të ishin të tre të pandehur, mbyllën një media për shkak të qëndrimeve kritike ndaj qeverisë.

Basha: Eshtë e qartë që reforma në drejtësi, siç u konceptua dhe u mbështet nga partnerët perëndimorë, mbetet në hapat e parë. Angazhimi ynë është ecja përpara me reformën në drejtësi sipas kritereve perëndimore që u miratuan në kushtetutë në korrikun e 2016. Angazhimi ynë kryesor është që politika e në veçanti qeverisja e ardhshme t’i mbajë duart larg drejtësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here