Gjuha shqipe emergjencë kombëtare,të rinjtë kanë probleme madhore!

0
190

Prej vitesh bashkë me shqipen, nxënësit e arsimit  9-vjeçar mësojnë dhe letërsinë. Sipas orarit të shkollës, nxënësit një ditë zhvillojnë gjuhën dhe ditën tjetër lexim, në të njëjtin tekst.

Mësuesit këmbëngulin që gjuha shqipe dhe leximi të jenë lëndë dhe provim me vete. Kjo ndërhyrje e domosdoshme sipas tyre do të ndikojë në mësimin më të mirë të gjuhës amtare por dhe letërsisë.Pas kërkesave të vazhdueshme të gjuhëtarëve, 3 vjet më parë ministria e Arsimit ndau si lëndë dhe tekst me vete gjuhën nga letërsia, por vetëm në shkollë të mesme.  Pedagoget e gjuhës  shqipe këmbëngulin se kjo politikë duhet të përfshijë arsimin e detyruar dhe atë të lartë.

Por ende nga ministria e Arsimit  nuk ka nisma konkrete për ndarjen e gjuhës nga letërsia në Arsimin e detyruar apo shtrirjen e shqipes edhe në universitete.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here