Gjuzi i thotë “të dua Ruçit”?! Kryeparlamentari i ngrysur: Merr mikrofon, dil tek dera e sqarohu

0
141

Gjatë seancës së sotme teksa deputetët po replikonin nga vendi, Gramoz Ruçit ia mori vëmendjen ndërhyrja e Kujtim Gjuzit, i cili donte të sqaronte një problem.
Me një fletë formati ku shkruhej “I love u”, “të dua”, Gjuzi kërkoi fjalën, që nuk iu dha nga Ruçi pasi sipas tij, ky moment kishte skaduar.
Biseda:
Gramoz Ruçi: (teksa replikon me Alimadhin dhe Murrizin) Kap një mikrofon aty tek dera e parlamentit dhe ik sqarohu. IT-ja hapja pak Gjuzit.
Kujtim Gjuzi: Zoti kryetar, ku është fjala ime si i pavarur? (tregon fletën ku shkruhet I Love You)
Gramoz Ruçi: E kishe radhën por të iku se s’ishe këtu, Të kishe qëndruar të merrje fjalën. Vazhdojmë tjetri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here