Jepet vendimi final pёr tre tё arrestuarit dhe vrasjen nё Dibёr ndodhur nё fshatin Sllatinё mё 17 shtator 2019.
Vendimi është marrë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare Valdete Hoxha dhe anëtarë Alma Ahmeti dhe Ilir Toska.
“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Valdete Hoxha dhe anëtarë znj. Alma Ahmeti dhe z.Ilir Toska, me vendimin nr. 434, datë 16.05.2022 vendosi: -Lënien në fuqi të vendimit nr.131, datë 11.11.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e fshatit të një lokali , ku të rinjtë të cilët pasi kishin konsumuar alkool, Qazim Plaku ka plagosur me thikë Myrtezan Hysa.
Tё dy bashkё kanё qёlluar me sende tё forta vёllanё e e 24- vjecarit ,Dukagjin Plakun ,ku si pasojё ka humbur jetёn.
Ndërkohë një vit pas ngjarjes, në shtator të vitit 2020 Gjykata e Dibrës vendosi dënimin me 18 vite burg për Myrteza Hysën, 3 vite burg për Qazim Plakun dhe dy vite burg për Jurgen Hysën.