Gjykata e Apelit rrëzon Prokurorinë, Henri Çili zyrtarisht në liri

0
143

Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka rrëzuar argumentet e prokurorisë për Henri Çilin. Prokuroria e Përmetit është tërhequr nga akuza dhe për 4 të arrestuar. Henri Çili u shoqërua në polici më 28 shkurt dhe pas dy ditësh qëndrimi në qeli, u la i lirë me masën e sigurisë ‘Detyrim Paraqitje’. Procedimi ka nisur që në shtator 2019, për akuza si ushtrim i paligjshëm i ndikimit te organet e drejtësisë, mashtrim, falsifikim, pastrim parash.
Pasi u dha masa detyrim paraqitje, Çili dha versionin e tij të ngjarjes, ku theksoi se do të ishte mirë që të hetohej në gjendje të lirë sepse nuk është është person i rrezikshëm.
Në deklaratën për mediat, mohoi akuzat që janë ngritur ndaj tij duke thënë:
Akuza 1-Mashtrim
Në kuadër të veprimtarisë time si ortak mazhoritar i studios ligjore nuk kam kryer asnjë veprim të paligjshëm dhe specifikisht në lidhje me akuzën e parë nuk kam mashtruar askënd për asnjë arsye dhe për asnjë çështje. Është një marrëdhënie shërbimi mes studios legale dhe personit të kontaktuar, të afërm në procese gjyqësore për shkallën e tretë janë bërë kontakte dhe biseda për të konkluduar në një kontratë shërbimesh në një moment të dytë, shërbime juridike në funksion të gjësë bazë që ka një studio ligjore, mbrojtja ligjore, për klientë të ndryshëm për çështje në shkallën e tretë.
Akzua 2- Falsifikim
Nuk kam falsifikuar asnjë dokument dhe nuk ekziston asnjë dokument i falsifikuar. As kam nënshkruar dhe as kam marrë pjesë në përpilimin e ndonjë akti për të falsifikuar një dokument të pretenduar nga prokuroria.
Akuza 3-Fshehja e të ardhurave
Nuk kam fshehur asnjë të ardhur. Sepse në të dy çështjet që dyshohet se kam kryer shkelje ligjore për një arsye të thjeshtë sepse nuk kam realizuar asnjë arkëtim, asnjë kontratë shërbimi për arsyen e thjeshtë se në të dy rastet kemi qenë në fazën e negocimit.
Akuza 4-Ushtrim i ndikimit të paligjshëm
Nuk kam takuar asnjë gjykatës, as unë dhe as avokatët. Nuk kam takuar asnjëherë në jetë asnjë gjykatës për të ndikuar në vendime. Në funksionin tim si botues mund të takoj edhe njerëz të drejtësisë, por jo për ndikim.
Është bërë me vullnet të lirë, janë paguar taksat, mes meje dhe Fishtës. Kemi folur me zotin Fishta për të zhvilluar shkolla vere, kontakti me zotin Fishta ka marrë shkas nga lidhja miqësore me një nga klientët e mi, por nuk lidhen fare me çështjen Aliko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here