Gjykata e Lartë nuk pranon rekurset e Fredi Belerit, mbetet në burg

0
110

Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekurset e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës që ndodhet në qeli prej 12 majit nën akuzën e shitblerjes së votave.

Avokatët e të zgjedhurit si kryebashkiak i Himarës kanë bërë dy rekurse në Gjykatën e Lartë ku në njërin prej tyre kërkon vlerësimin e paligjshëm të arrestit ne flagrancë, kundër masës së sigurisë arrest në burg, kurse në rekursin tjetër Beleri propozon që të shpallen të paligjshme përgjimet e kryera nga Prokuroria e Vlorës që mundësuan fotografimin e fshehtë të momentit të dorëzimit të 40 mijë lekëve për votat e tetë qytetarëve nga personi i infiltruar.

Të dy kërkesat e paraqitura në Gjykatën e Lartë, janë rrëzuar më herët nga shkallët më të ulëta të gjyqësorit ndërkohë që Fredi Belerit i është mohuar kërkesa për leje nga burgjet për t’u betuar në këshillin bashkiak.

Vendimi i gjykatës:

DHIONISIOS ALFRED BELERI PANDELI KOKAVESHI Nenet 228,229,230,238 KP ‘’ Mospranimin e rekursit/seve të paraqitura nga personat nën hetim Dhionisios Alfred Beleri dhe Pandeli Kokaveshi, kundër vendimit nr.23 datë 21.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

DHIONISIOS ALFRED BELERI PANDELI KOKAVESHI Nenet 15/2,17,18,36,42 i Kushtetutës, Nenet 128/a,221,221/a,222,223,424,427/a,432 KPP ‘’ Mospranimin e rekursit/seve të paraqitura nga personat nën hetim Dhionisios Alfred Beleri dhe Pandeli Kokaveshi, kundër vendimit nr.104 (87-2023-157), datë 10.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Shkruaj nje koment